Rama legalizon drogën/ Berisha thirrje shqiptarëve: Kundërshtoni këtë politikë shkatërrimtare!

Ish-Kryeministri Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu, u bëri thirrje shqiptarëve që të kundërshtojnë vendimin e Edi Ramës për legalizimin e kanabisit.

“Sot jam këtu në një bisedë me ju, për vendimin absolut të dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, për legalizimin e kanabisit nga Edi Rama.

Ky vendim është vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, drogimin e të rinjve dhe popullatës, rrënimin e shëndetit fizik dhe mendor, si dhe të identitetit të shqiptarëve, reputacionit të tyre.

Unë, në formimin tim si mjek, por edhe si politikan, kam lexuar gjerësisht për kanabisin. Jam plotësisht i vetëdijshëm se vaji i kësaj bime përdoret për lehtësimin e disa rrethanave, ankthit, dhimbjeve dhe rrethanave të tjera.

Në këtë kontekst, të dhëna nga mjeku, nuk kam ndonjë kundërshtim. Por studimet e gjera të universiteteve më prestigjioze kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze, strukturore dhe në procese të trurit. Kanë faktuar se shumëfishon shfaqjen e psikozave më të rënda. Kanë faktuar se i jep ndryshime strukturore të evidentuara në trurin e përdoruesve. Kanë faktuar se është i dëmshëm për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Kanabisi ka në përbërje mbi 50 lëndë kimike.

Të legalizosh kanabisin në Shqipëri, një vend i etiketuar në mënyrë të përsëritur në mediat botërore si Kolumbia e Europës apo Kanabistan, do të thotë të shkelmosh reputacionin e këtij vendi, ta bësh kanabisin simbol të Shqipërisë, e cila vetëm me biodiversitetin e saj, me speciet e bimëve aromatike, ka bimë dhjetëra herë më të kushtueshme se kanabisi, me të cilat mund të ngrihet një industri e fuqishme kozmetike.

Edi Rama, për shkaqe personale, zgjedh kanabisin për ta bërë simbol të shqiptarëve. Qëllimi i tij është një akt shumë i pamenduar. Ju garantoj që dëmton mundet deri në palcë procesin e integrimit në BE.

Edi Rama shfrytëzon një klimë pozitive për hapjen e negociatave për shkak të luftës në Ukrainë. Por ky është një kalkulim shumë i gabuar, sepse për Europën, për fqinjët tanë dhe për Shqipërinë, kanabisi shqiptar është krim dhe vetëm krim. Është trafik kriminal.

Pikërisht në një moment kur po krijohej një klimë pozitive për hapjen e negociatave, mesazhi që dërgon ky drejt fqinjëve dhe partnerëve është se do legalizoj kanabisin, pacaka se vetëm Italia mund të shpenzojë për mbrojtjen e bregut të saj nga trafikantët shqiptarë, qindra, në mos miliarda euro. Në vitin 2011, Italia e kishte hequr kontrollin e kufirit të saj në raport me Shqipërinë sepse flukset ishin më minimalet…

…Unë e kuptoj që licencat do ia jap klientelës, por do masivizohet kaq shumë dhe mos u çuditni një ditë që aty ku shihni plantacionet e vreshtave, mollave, ullinjve, tu vihet zjarri për të mbjellë kanabis. Siç kanë nisur të djegin pyjet. Kanabisi e bën Shqipërinë një vend problematik për rajonin dhe shton investimin e organizatave kriminale dhe terroriste.

Për të gjitha këtu, unë u bëj thirrje shqiptarëve që të kundërshtojnë dhe të mos mbështesin një politikë shkatërrimtare. Me legalizimin e kanabisit hiqet çdo barrikadë që ekziston për atë si një drogë e rrezikshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Veliaj inspekton rrugën 4 milionë euro të drejtorëve të burgosur

Gazetari Hoxha zbuloi se Veliaj tashmë ruhet nga Garda e Republikës, pasi ndihet i rrezikuar. …

Leave a Reply