NATO do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë

Duket se kërkesat e Ukrainës për më shumë armë për të përballuar ofensivën e Rusisë tashmë kanë gjetur një zgjidhje.

NATO bën me dije se do të ofrojë më shumë armë për Kievin për atë që ajo e quan “fazën e dytë të luftës

“Nuk do të jap detaje se cili aleat po u ofron ukrainasve, por lloji i ndryshëm i luftës që do të shohim në fazën e dytë do të kërkojë nevoja të tjera nga ushtria ukrainase. Mbështetja e aleatëve do të ndryshojë në varësi të kësaj. Dhe mund të parashikoj që aleatët do t’i ofrojnë më shumë armë Ukrainës sipas nevojave të saj në këtë fazë të luftës, së bashku me ndihmën humanitare dhe financiare”.

Kjo ishte deklarata e zëvendëssekretari të NATO-s, Mirçea Geoana, i cili shpjegoi se në javët e ardhshme në juglindje do të ketë një lloj tjetër lufte, më konvencionale dhe në shkallë më të madhe./A2CNN

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply