Këlliçi: Ramës po i ngushtohet laku…

I ftuar në SYRI TV me modetaroen Megi Fagu, deputeti i PD, Belind Këlliçi ka folur për shantazhin e Ramës ndaj SPAK dhe riorganizimin e PD-së.

Këllici ka theksuar se ringritja e PD-së është në rrugën e drejtë pasi ka mbaruar kultura e emërimeve nga qendra dhe se vota është mekanizmi bashkues. Këlliçi ka sulmuar edhe Lulzim Bashën si i vetmi që po i fryn zjarrit të përçarjes mes demokratëve.

Deputeti i PD-së ka komentuar edhe deklaratën e djeshme të Ramës në kongresin e PS-së, duke  quajtur kongresi i frikës, panikut, urrejtjes, anti-SPAK dhe i inceneratorëve.

Sipas Këlliçit, Ramës po i ngushtohet laku pasi është i vetmi kryeministër në botë që ka në burg ish-ministrat dhe deputetët e tij dhe ai vetë deklaron se nuk ka pasur dijeni.

Pjesë nga intervista

Këlliçi: Ka qënë një periudhë e vështirë në këto shtatë muaj në debatin e brendshëm në PD që për t’u ezauruar u pranua që mënyra më e mirë është përmes votës. Tejzgjatja e votimeve favorizonte vetëm Edi Ramën. Dje në Mallakastër keni parë një proces model ku për herë të parë u implementua identifikimi dhe regjistrimi online i të gjithë votuesve demokratë. Janë këto risi që kanë garantuar transparencën në zgjedhjet në PD dhe i kanë dhënë fund kulturës së emërimeve nga qendra, nga bunkeri atomik që ishte kthyer selia e PD-së dhe e kanë zbritur fuqinë në anëtarësi, te baza te palca që janë anëtarët e PD-së.

Po PD-ja do të dalë më e fortë dhe e bashkuar por do dojë kohën e saj deri sa të  sheshohen dhe për të marrë fund i gjithë debati i brendshëm në PD sepse po vijon pompohet dhe po i fryhet zjarrit të përçarjes nga Lulzim Basha. Sot që po flasim, Basha nuk ka dorëzuar faqen zyrtare në PD dhe po shpërndan lajme kundër shumicës në PD, kundër procesit, janë zhdukur të gjitha databazet, janë vjedhur kompjuterat dhe PD ka pësuar një goditje traumatike por që ky proces është edhe pikënisja e bashkimit të demokratëve dhe ringritjes së PD-së.

Fagu: Rama kërkoi nga prokurorët hetimin e zotit Berisha, çfarë mendimi keni për këtë kërkesë?

Këlliçi: Kongresi i djeshëm ka qënë i frikës, panikut, urrejtjes, anti-SPAK dhe i inceneratorëve. Inceneratorët e kanë detyruar Ramën të flasi me atë gjuhë para shqiptarëve, duke intimiduar SPAK dhe institucionet e drejtësisë, ku dukshëm i konsideron një organizatë të PS-së për shkak se laku po i ngushtohet. Bie dakord që kuçedra e korrupsionit duhet të goditet në kokë por në kokën e Ramës. Rama është i vetmi kryeministër që bashkëpunëtorët e tij më të sukseshëm dhe të ngushtë i ka në burg. Ish-ministrin ‘kampion’ Saimir Tahiri është në burg për trafik droge, ministrin Lefter Kokën e ka në burg për aferën e inceneratorëve, deputetin Alqi Bllako e ka në burg për inceneratorët.

Rama për herë të parë në historinë e politikës shqiptare na detyroi të kemi një ligj për dekriminalizimin për shkak se futi në parlament dhe bashki llumin e shoqërisë shqiptare.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply