Kongresi i lepurit në bark!

Nga Sali BERISHA

Miq, kongresi i djeshem i PS u parapri nga ngjarje te rendesishme: legalizimin e droges dhe terbimin e Edvinit ne studion e Opinion te enjten qe kaloi per aferen e djegsave.

Keshtu, kongresi filloi si Kanabo-Kongres dhe perfundoi si SPAK dhe Sali Kongres, me fjale te tjera si kongresi i Lepurit ne Bark.

Dje kreu i organizates kriminale, ne nje fjalim te denje per dajon e tij Koleka qe kerkonte ne dhjetor te vitit 1990 te futeshin tanket kunder studenteve, ulurinte i tmerruar ‘erdhi Saliu apo Berisha ante portam’. Njelloj si dajua e tij xhelat i shqiptareve Spiro Koleka, qe kerkonte te shtypej me tanke opozita, Rama therriste i trembur gjer ne palce ‘ne djall te veje opozita’ dhe çirrej ne kup te qiellit ndihme ndihme dhe me klithmat skape, skape ndersente SPAK-un e Partise.

Keshtu, ai me ze dhe figure i kerkoi dhe i beri thirrje SPAK-ut: Me shpetoni nga Sali Berisha.

Ne fakt ndjesite nuk e genjejne, ai eshte i pashprese!

Opozita e vertet, me shpejt se sa ai vet mendon, do ta arkivoje ate ne inceneratorin e hedhurinave te historise.

Por Rama dje, pjesen me kryesore te fjales se tij koprolalike e çjerrese ia kushtoi SPAK-ut te partise. Keshtu ai nen moton ‘Skape por mos guxo te me prekesh’ shpalli boterisht SPAK krijese te dashur te Partise Socialiste.

Madje megjithese SPAK sipas tij ishte krijese e tij dhe partise se tij te krimit, ai vet ishte i gatshem te ndihmonte organin e partise e te kapte per veshi e zverku zyrtaret e tij e ti dergonte ne SPAK.

Por jo vetem kaq, por ai ishte i gatshem edhe te shkonte vet e te zbulonte aty kuçedren e korrupsionit duke ju thene shqiptareve mos kujtoni se eshte ai vet, Edi Rama kuçedra e Korrupsionit.

Te dashur miq, po ato motive qe e detyruan Edvinin te ngrihet diten e enjte per te ikur nga emisioni i Opinionit kur moderatori i emisionit filloi ti shfaqi ne ekran dokumentat perveluese qe faktojne, certifikojne Ramen si kreun e organizates kriminale te djegsave, e shtyne ate t’i kerkonte SPAKut te partise te mos guxonte te kryente aktin e tradhetise se larte te interpretimit te mbeshtetjes se tij dhe te PS si dobesi dhe te guxonte te merrej me ate dhe boset e tjere ministra te organizates kriminale te incineratoreve sepse do shkrumbohej ne flaket e tyre.

Perveç ketyre, pasi presidenti i republikes Meta njoftoi krijimin prane institucionit te Presidences te Komitetit te Transparences per aferen e 430 milione eurove te djegsave, ai doli vet ne Konference Shtypi ne vend te Gjiknurit, per te cilin ishin njoftuar mediat.

I tronditur, i sfazuar dhe ne panik te thelle ai perseriti per SPAK-un e Partise te gjitha ledhatimet dhe kercenimet qe kishte leshuar ne pak ore me pare ne kongresin e partise.

Si perfundim te dashur miq, Kongresi mbaroi por ne te vertete kreut te organizates kriminale te inceneratoreve Edi Rames i hyri dhe me thelle lepuri ne bark! sb

About Redaksia

Check Also

Ura pa këmbë në Kukës dhe qeveria Rama!

Nga Flamur HOXHA Nuk kënaqet opozita me “këputje te këmbëve” për urën e ndërtuar në …

Leave a Reply