Le Pen premton masa të ashpra ndaj myslimanëve nëse fiton zgjedhjet

Kandidatja presidenciale e ekstremit të djathtë të Francës, Marine Le Pen, është zotuar se do të vendosë gjoba ndaj muslimaneve që mbajnë shami në publik, nëse zgjidhen presidente në raundin e dytë.

Në një intervistë për radion RTL, Le Pen shpjegoi se si do të zbatohet premtimi i saj për ndalimin e mbajtjes së shamisë në të gjitha vendet publike, duke thënë se policia do ta zbatojë atë në të njëjtën mënyrë si vendosja e rripit të sigurimit në makina.

“Njerëzit do të ndëshkohen në të njëjtën mënyrë si në rastin e mosvendosjes së rripit të sigurimit. Dhe më duket se policia është shumë në gjendje ta zbatojë këtë masë”, tha ajo.

“Ne nuk po luftojmë kundër popullit, po luftojmë kundër procesit, kundër një ideologjie totalitare të quajtur Islamizëm”, tha Le Pen.

Le Pen tha se do të përdorte referendumet për të shmangur sfidimin kushtetues të shumë prej ligjeve që ajo propozoi me arsyetimin se ato janë diskriminuese dhe shkelin liritë personale.

Pas 97 për qind të votave të numëruara pas zgjedhjeve të djeshme në Francë, presidenti aktual Emmanuel Macron ka 27,35 për qind të votave dhe Marine Le Pen 23,97 për qind. Të dy shkojnë në raundin e dytë të votimit, i cili do të organizohet më 24 prill.

About Redaksia2

Check Also

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do të njohin Palestinën si shtet

Në një veprim të bashkërenduar, Norvegjia, Spanja dhe Irlanda njoftuan sot se do të njohin …

Leave a Reply