Paloka: Alibeaj s’ka tagër të negociojë për Presidentin! Opozita nuk do ta votojë!

Deputeti i PD, Edi Paloka ka deklaruar se, Enkelejd Alibeaj nuk ka tagër të negociojë për Presidentin, pasi nuk përfaqëson grupin e PD, por është vetëm moderues.

I ftuar në emisionin ‘Radar Informativ’, Paloka theksoi edhe njëherë se, opozita nuk do të votojë për kandidatët e Ramës për president.

Duke komentuar deklaratat e Edi Ramës në Kongresin e PS, Paloka tha për herë Rama tregoi se kishte frikë nga opozita, ndërkohë që i bëri thirrje SPAK të hetojë Sali Berishën.

Paloka: Nuk na intereson, do të jetë presidenti i Ramës. Nuk mund të ndodhë që opozita të votojë kandidatët e Ramës. Dhe këta për fat të keq vazhdojnë me mashtrime, ku gjithçka është në dritë të dielli dhe thonë që nuk po diskutohet për presidentin. Grupi parlamentar duhet pyetur. Alibeaj nuk përfaqëson grupin, por moderon mbledhjen e grupit. Për ne grupi është një. Ai është moderator i grupit, nuk është përfaqësues. Ai nuk ka asnjë tagër në asnjë vend që të përfaqësojë grupin pa pyetur grupin. Ai deri më sot e ka mohuar në fakt një gjë të tillë, por kushdo që shikon kupton që këtu bëhet fjalë për negociata. Kur takohet ambasadorja”, u shpreh ai.

Deklarata e Ramës, që opozita duhet të shkojë në djall dhe duhet të kishte shkuar me kohë, është diçka që Rama e tha në mënyrën me ekspicide këtë herë, pro që ka tetë vite që e shpreh. Përpjekjet e tij kanë qenë shuarja e opozitës. Edhe  fundit fare përçarja e PD ky qëllim ishte. Për herë të parë u tregua i sinqertë në publik. Gjëja tjetër sulmi ndaj SPAK. E para për të treguar se unë nuk e kontroll drejtësinë. Rama për herë të parë pas tetë vitesh tregoi frikë ndaj opozitës dhe kërkoi ndihëm e SPAK për ti hequr qafe opozitën. Bashën përpiqej ta ironizonte, ndërsa sot ai për herë të parë tregoi se kishte frikë nga opozita. I kërkoi ndihmë të hapur SPAK-ut ma hiq qafe këtë person. Ka frikë sepse ai nuk do të jetë në ato pozitat komode që ka qenë deri dje.

About Redaksia

Check Also

Noka-Prodës: Kur i bien telefonit tuaj përgjigjet SPAK, jeni me pasaportë të bllokuar!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar ashpër me Drejtorin e Policisë së …

Leave a Reply