Protesta masive në Pakistan pas rrëzimit të Kryeministrit nga Parlamenti

Protestat masive si shprehje kundër rrëzimit të kryeministrit Imran Khan, u mbajtën në të gjithë Pakistanin mbrëmë.

Mbështetësit e tij marshuan në qytete në të gjithë Pakistanin, duke valëvitur flamuj të mëdhenj partiakë dhe duke premtuar mbështetje. Të rinjtë, të cilët përbëjnë shtyllën kurrizore të mbështetësve të Khanit, dominuan protestat.

Në kryeqytetin Islamabad, dhjetëra mijëra mbështetës brohoritën për Imran Khan ndërsa ai po kalonte nëpër turmë mbi një kamion me ngjyra të ndezura.

“Në një sistem demokratik zëri përfundimtar do të jetë zëri i popullit. Dhe zëri i popullit është Imran Khan”, tha Ambareen Turk, një aktivist që iu bashkua protestave në Islamabad.

Kryeministri i rrëzuar Khan tha se kurrë në historinë e Pakistanit njerëzit nuk ishin mbledhur kështu për të mbrojtur vullnetin e tyre.

“Pakistani u bë shtet i pavarur në vitin 1947, por lufta për liri po fillon sërish sot kundër një komploti të huaj për të ndryshuar regjimin. Janë gjithmonë njerëzit në vend ata që mbrojnë sovranitetin dhe demokracinë e tyre. Asnjëherë në historinë tonë nuk kanë dalë kaq shumë masa kaq spontane dhe në numër të tillë, duke hedhur poshtë pushtetin e importuar të udhëhequr nga hajdutët,” tha Khan.

Parlamenti pakistanez, pasi votoi për shkarkimin e kryeministrit Imran Khan, do të votojë për një kryeministër të ri dhe kandidati më i mundshëm për këtë post është Shebaz Sharif, vëllai më i vogël i ish-kryeministrit Naëaz Sharif.

About Redaksia2

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply