Bylykbashi: Nuk mora pjesë në mbledhje sepse nuk e njoh Alibeajn si kryetar Grupi

Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Oerd Bylykbashi ka munguar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar.

Bylykbashi ka sqaruar për SYRI mungesën në mbledhjen që zgjati rreth 5 orë, ndërsa u shoqërua me debate. Ai tha se, nuk mori pjesë për shkak takimin e drejton Enkelejd Alibeaj, i cili sipas tij nuk është kryetar grupi, që prej Kuvendit të 11 dhjetorit 2021.

Ligjvënësi demokrat tha se po respektonte vendimin Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.

“Nuk e njoh Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar pasi respektoj vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit i cili e ka shkarkuar Enkelejd Alibeajn nga posti i nënkryetarit të partisë dhe rrjedhimisht duke qenë se kryetar i grupit zgjidhet një nga nënkryetarët e PD, posti i kryetarit të grupit parlamentar nuk është legjitim”, tha ai.

Sipas Bylykbashit edhe gjatë javëve të fundit, Alibeaj nuk ka ndihmuar bashkimin e Grupit Parlamentar të PD, duke i ndarë deputetët në deputetë të PD dhe deputetë të përjashtuar nga PD në kundërshtim me Kushtetutën, rregulloren e Kuvendit, statutin e PD dhe rregulloren e grupit parlamentar.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply