Gazetari nga Paraguaj, fakte tronditëse për Alibeajn: Supozohet i lidhur me krimin e organizuar

“Të hetohet Enkelejd Alibeaj”!

Ky është mesazhi që vjen nga Paraguaji, ku janë ngritur akuza ndaj ish-presidentit të Bankës Qendrore të këtij shteti, Carlos Fernández Valdovinos.

Diplomati paraguajan, Blas Oddone shkruan në Twitter se bankieri Valdovinos i ka dhënë mbështetje financiare dhe bankare, deputetit të PD, Alibeaj.  Ai thotë se organet hetimore të Paraguajit duhet të hetojnë transaksionet që Carlos Fernández Valdovinos ka kryer për interes të Alibeajt.

Nuk është e qartë se për çfarë veprimesh bankare bëhet fjalë dhe nëse ato janë kryer direkt në llogaritë e përfaqësuesit të Lulzim Bashës. Oddone e quan Alibeajn politikan të korruptuar që duhet të hetohet.

Por kërkesa e Blas Oddones nuk është e vetmja.

Edhe gazetari i njohur paraguajan, Pedro Escobar Medina i bën thirrje institucioneve të Asunción, të hetojnë politikanin shqiptar, Enkelejd Alibeaj, për mbështetjen financiare që ka përfituar nga ish-kryebankieri i Paraguajit, Carlos Fernández Valdovinos.

I kontaktuar nga Hashtag.al lidhur me këtë akuzë, gazetari nga Paraguaji deklaroi:

“Informacioni për Alibeajn është i disponueshëm në dokumente zyrtare te të cilat unë kam patur akses konfidencial këtu në Paraguaji dhe në Panama. Duhet të ketë një institucion në qeverinë e Shqipërisë që mund t’i kërkojë këto dokumente këtu në Bankën Qendrore të Paraguajit.

Gjithçka mund të them është që z.Alibeaj është një politikan i diskutueshëm – sipas burimeve dhe supozohet se është i lidhur me krimin e organizuar.

Ju duhet të rishqyrtoni publikimet e Emmanuele Ottolenghi-t për të krijuar një ide më të mirë për këto praktika të pastrimit të parave. Të afërm të Alibeajt po punojnë në administrimin e pronave të tij në SHBA, gjithmonë duke iu referuar burimeve shumë serioze”.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply