Gjermania kundër “Ballkanit të Hapur”: Avanconi me Procesin e Berlinit! Rama tërbohet nga pyetjet

Kryeministri Edi Rama u prit në një takim nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Në konferencën e përbashkët për shtyp, kancelari gjerman kërkoi avancimin e Procesit të Berlinit, si e vetmja alternativë për bashkëpunimin rajonal, duke mos njohur nismën për Ballkanin e Hapur.

Avancimi i procesit të Berlinit ishte porosia kryesore, e  kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili injoroi nismën e Ballkanit të Hapur, gjatë takimit që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama, në Berlin. Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas  takimit kokë me kokë, mes Ramës dhe Scholz, kancelari gjerman u angazhua personalisht, për avancimin e Procesit të Berlinit, si i vetmi instrument për tregun e përbashkët rajonal.

Të martën, Rama u pyet për këtë çështje nga gazetarët shqiptarët, por si zakonisht shpërtheu ndaj atyre që kundërshtojnë nismën në Tiranë.

“Procesi i Berlinit filloi të humbiste impaktin edhe për shkak se çfarë u parapa në Procesin e Berlinit dhe çfarë u vendos në tryezë nuk u implementua kurrë jo nga Gjermania, por nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sa i përket atyre në Tiranë që janë kundër, aq më pak shoh problem sepse nuk më intereson fare, më intereson mendimi i qytetarëve”, tha Rama.

Rama u pyet lidhur me armatimin e Serbisë me sistemin mbrojtës anti-raketor, por sipas Ramës kjo nuk ka pse ta shqetësojë farë Shqipërinë.

Më tej Rama u shpreh se Serbia ka bërë hapa inkurajues në OKB, dhe se Ballkani Perëndimor deri më tani ka treguar se është bashkë.

“Nuk jam i shqetësuar për armatimin e Serbisë. Nuk shoh arsye për t’u shqetësuar sot për sot. Është më e rëndësishme që ne t’i fryjmë erës së paqes dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor edhe me ndihmën e aleatëve tanë strategjik, si Gjermania. Nuk shoh se si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne? Serbia ka bërë hapa. Ka bërë hapa inkurajues në OKB. Dhe Ballkani deri më tani është bashkë. Bashkëpunimi në rajon është me rëndësi të madhe për shkak të konfliktit në Ukrainë”, u shpreh Rama.

About Redaksia

Check Also

Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …

Leave a Reply