Kancelari gjerman refuzon Ramën për Ballkanin e Hapur, reagimi i Berishës

Ish kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur qëndrimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz në lidhje me projektin “Open Balkan”.

Sipas Berishës, Scholz u shpreh kundër këtij projekti.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha ka bërë apel që të përshëndeten këto qëndrime si interesi më i mirë i shqiptarëve, paqes, stabilitetit dhe integrimit në rajon dhe si përgjigja më e merituar ndaj projekteve aventureske të serbomadhisë të presidentit ultranacionalistit serb Vuçiç dhe klikave të tij vasale Rama-Zaev në Tiranë dhe Shkup

“Një qëndrim në interes të shqiptarëve, paqes, stabilitetit dhe integrimit të rajonit!

Dje në një konferencë shtypi me Edi Ramën, Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz shprehu:

Mbështetjen e procesit të Berlinit dhe tregut të përbashkët rajonal në kuadër të këtij procesi.

Refuzimin e prerë të Ballkanit të Hapur, Aleancës trilaterale Beograd- Tiranë -Shkup të Aleksandër Vuçiç si projekt i hegjemonisë serbe në rajon.

Miq, ju ftoj të përshëndetim këto qëndrime si interesi më i mirë i shqiptarëve, paqes, stabilitetit dhe integrimit në rajon dhe përgjigja më e merituar ndaj projekteve aventureske të serbomadhisë të presidentit ultranacionalistit serb Vuçiç dhe klikave të tij vasale Rama-Zaev në Tiranë dhe Shkup”, shkruan Berisha në rrjete sociale.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply