Nga Alba KEPI
Ajo që demokratët nuk mund të pranojnë më është një tjetër pengmarrje e Partisë.
Nuk ka post e pozicion të komanduar, kur shumica e ka shprehur vullnetin!
Në teh të zhvilllimit të ngjarjeve, roli i drejtuesit të grupit parlamentar duhet të rizgjidhet me votën e shumicës!
Pengmarrja me komandim është o frikë për të shpëtuar veten, o për të marrë në qafë të gjithë!
Demokratët e bazës sot duan bashkimin e të rifitojnë besimin!
Arroganca e bulizmi politik i pushtetit monopartiak nuk mund të luftohet duke i kopjuar!
PD-ja është sot me mision se kurrë! E në emër të këtij misioni nuk mund të zgjedhësh veten i komanduar!
Gazeta RD