Pse ushtarët e sektit të Rilindjes mbrojnë shpifësirën prej betoni në Sheshin e Flamurit!

Nga Rezenbrik SERJANI

Paturpësisht, me anën e ushtarit të sektit të Rilindjes Socialiste Urbane, dolën dje dhe rimbrojtën shpifësirën prej betoni në Sheshin e Flamurit!

Ushtari i sektit Rilindas-Socialist, deputet i sektit në Vlorë, ushtari i panjohur, që shkel në Vlorë sa herë i jep urdhër partia-sekt, doli dhe me delirin e kënaqësive që i jep shefi i tij, doli dhe kakariti për Sheshin e Flamurit, pacipërisht duke thënë se është kryevepër e Rilindjes Urbane.

Zoti Deputet Socialist,
Me kakaritjen e djeshme turpërove edhe ato pak njohuri që ndoshta ke.

Zoti deputet, mos mbulo diellin me shosh, sepse shpifësirën tuaj 3D, nuk ka vlonjatë e vlonjate që e do me shpirt .

Të mbrosh atë shëmtirë betoni, je kundër historisë.

Të mbrosh atë terminal prej kollonaresh je kundër Vlorës.

Doza butaforike kakaritjes tënde i shtove kur na fole dhe për lulëzimin ekonomik të Vlorës.

Zoti Deputet,
Nëse nuk e mbron dot Sheshin e Flamurit, mos mbro shëmtirat e qejfit të kryetarit tënd të sektit, sepse përdhos xhaketën prej deputeti të Vlorës.

Kthjellohu Zoti Deputet!

Nëse vërtetë e mbron monstrën e betonit 3D, nëse vërtetë e do atë shpifësirë betoni mbi Sheshin e shenjtë të Kombit, si vlonjatë, si i arsimuar ndoshta edhe si intelektual, Turpi të Mbuloftë!

About Redaksia

Check Also

Chris LaCivita, një nga tre njerëzit më të afërt të Trump, te Berisha me lejen e Departamentit të Shtetit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Medi deklaron se njeriu më i afërt i presidentit amerikan …

Leave a Reply