Harxhi: Shkarkimi i Alibeajt i vonuar! Ai ka pasur nja gjashtë funksione në PD

E ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Edit Harxhi ka komentuar mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD-së dhe veprimet e Enkelejd Alibeajt.

Harxhi ka theksuar se vendimi për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt është i vonuar dhe se bashkimi nuk mund të bëhet me këdo që mund të ketë shkaktuar dëm të madh kolateral PD-së gjatë këtyre muajve.

Harxhi:Ky vendim nuk është marrë dhe që të merret vendimi për shkarkimin e Alibeajt duhet të mblidhet Grupi Parlametar dhe të merret vendimi. Për mua është i vonuar si vendim sepse kjo po i shkakton më tepër dëm PD-së dhe anëtarëve të saj si dhe bashkimit në përgjithësi pasi bashkimi po ndodh në bazë. Po bashkimi, por bashik mbi vlera morale dhe jo bashkim me këdo që mund të ketë shkaktuar dëm të madh kolateral PD-së gjatë këtyre muajve.

Unë vetëm respekt nuk dëgjova nga Alibeaj në debatet që dolën në media. Është komplet mungesë respekti jo vetëm me zotin Berisha që e ka personale por për gjithë grupin parlamentar që ishte aty. Këtë e kam vënë re te Alibeaj gjithë këtë kohë që ai ka pasur nja gjashtë funksione në PD dhe gjatë periudhës para gjashtë marsit dhe ka vënë re një lloj agresiviteti ndaj atyre që ai i quante palë por ne nuk jemi palë, PD-ja nuk ka palë në këtë proces, pala e vetme janë të gjithë demokratët. Dhe kur flet për palë, ke pranuar përçarjen dhe e shihja te Alibeaj prej shumë kohësh. Ky për mua është një vendim i vonuar duhet të kishte ndodhur më parë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply