Armatosja e Serbisë, Gjukanoviç: Shihni nga i merr armët…

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç tha në Cetinje të martën, pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Steve Pendarovski, se çdo armë, përfshirë ato të Serbisë, janë shqetësuese sepse ekziston një ndjenjë në rritje e kërcënimeve të sigurisë në Evropë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me njoftimin e Serbisë se do të blejë armë të reja, Gjukanoviç theksoi se është shqetësues i veçantë fakti që Serbia po armatoset nga vendet që janë kundër Evropës dhe NATO-s.

“Një rrezik i veçantë është armatosja në Ballkan. Ne përgjithësisht jemi të shqetësuar për këtë. Në këtë rast bëhet fjalë për një tendencë të stërzgjatur për armatosjen e Serbisë nga vendet që shfaqen si armiq të hapur të Evropës dhe NATO-s”, tha Gjukanoviç.

Pendarovski, nga ana tjetër, nuk e sheh Serbinë si një kërcënim të sigurisë për Maqedoninë Veriore sepse, tha ai, vendi i tij është anëtar i NATO-s.

“Ne nuk kemi asnjë vlerësim se Serbia është një kërcënim për sigurinë për ne”, tha ai.

Lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës, Pendarovski theksoi se jemi dëshmitarë të krimeve të tmerrshme dhe se kjo duhet të jetë një pikë kthese në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe rajonit.

Duke folur për rreziqet e sigurisë që agresioni rus në Ukrainë mund të vijë në Ballkanin Perëndimor, Gjukanoviç tha se “ajo që po ndodh në Ukrainë rrjedh nga të njëjtat ngjarje që kemi pasur në Ballkanin Perëndimor dhe Mal të Zi që nga viti 2015″.

“Ne patëm vitin 2016, përmes një tentativë grusht shteti, një përpjekje për të ndaluar Malin e Zi të anëtarësohet në NATO. Mali i Zi ka qenë në tundim serioz gjatë gjithë këtyre viteve. Nuk jam i sigurt se kemi pasur një paralajmërim në kohë për këto tundime. Qëllimi është të kthehet rrota e historisë pas, gjatë Luftës së Ftohtë, ku Rusia të ketë të drejtën të vendosë për të ardhmen e vendeve të tjera”, tha Gjukanoviç.

About Redaksia2

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply