“Nëndetësja e Verdhë” e fundosi Bayernin, Thomas Muller flet dëshpëruar

Një dëshpërim i madh po mbretëron tek Bayern Munichu pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në çerekfinale. Thomas Muller, i intervistuar nga “Amazon Prime” pas barazimit fatal në shtëpi ndaj Villarrealit, thotë se gjiganti bavarez meritoi më shumë në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena”, shkruan “Gazeta Express”.

“Nëse do të llogaritej vetëm kjo lojë, pa e llogaritur atë të parën, do të duhej të kalonim ne tutje. Është e vështirë ta pranosh, nuk e di se çka të them. Është e dhimbshme të pësosh gol pas kësaj paraqitjeje. Me tifozët që na mbështetën, kemi shkuar përpara dhe kemi sulmuar që nga fillimi. Duhet të bëjmë më shumë përpara portës”, deklaroi veterani i sulmit.

Bayerni kishte humbur nga Villarreali në ndeshjen e parë, 0:1, ndërsa në shtëpi barazoi 1:1 dhe kështu mbeti në shtëpi.

About Redaksia

Check Also

UEFA merr vendim, Serbia pa tifozë në Tiranë

Vetëm pak orë pas përcaktimit të grupit për kualifikuese të Kupës së Botës 2026, UEFA …

Leave a Reply