Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, i pyetur nga gazetari i Syri Tv Ermal Rizaj nëse ka komunikuar me Edi Ramën, Basha tha po! Madje ish-kryetari i selisë blu theksoi se ka komunikuar dy herë me mesazhe, duke vërtetuar marrëdhënien e tij të ngushtë me kryeministrin e vendit.
Kujtojmë se, kryeministri Rama pak ditë më parë zbuloi mesazhet me Lulzim Bashën, ku sipas tij kishin folur për shkatërrimin e PD. Rama u shpreh se i kishte dërguar mesazh Bashës, ku sipas tij, ne parashikimin për shkatërrimin e PD kishte gabuar vetëm në kohen se kur do të ndodhte.
Pyetje: Bëni Ramën përgjegjës për krizën, Rama ka deklaruar se u ka bërë me dije me anë të një mesazhi që PD do shkonte në ktë gjendje por se ka gabuar me një vit. A është e vertetë?
Basha: S’ka patur komunikim. Ka patur komunikim për dy humbje në familje. Këto kanë qenë. Ato që thotë Rama janë gënjeshtra. Hedh gënjeshtra për të hequr vëmendjen.
Si i japim fund vjedhjes, një e ka drejtësia dhe një politika. Këto prodhojnë cirk hedhin gënjeshtra dhe askush s’jep zgjidhje. Unë jam përpjekur për një kulturë tjetër politike.