Përleshja mes futbollistëve të Atleticos dhe Cityt vazhdoi edhe më ashpër në tunel

Manchester City ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. “Citizens” barazuan pa gola ndaj Atletico Madridit në “Wanda Metropolitano”, por u kualifikuan tutje falë fitores minimale 1:0 në “Etihad”.

Ndeshja ishte me pak raste shënimi, teksa në pjesën e dytë, spanjollët morën administrimin e lojës.

Në fund të ndeshjes, pas një ndërhyrjeje të Felipes në Foden situata eskaloi, me Felipen që u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërkohë, aty u përfshi edhe qendërmbrojtësi i Atletico Madridit, Savic, i cili në një moment e tërhoqi nga flokët Jack Grealishin, i cili ishte duke u ngrohur.

Por, përleshja mes dy ekipeve nuk u mbyll me vërshëllimën e fundit. Futbollistët e dy ekipeve u përleshën edhe në tunelin e stadiumit.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply