Lajthit Gjekmarkaj, i krahason demokratët me talebanët!

Deputeti mbështetës i Lulzim Bashës, Agron Gjekmarkaj mendon se demokratët janë njësoj si talebanët.

Këtë deklaratë Gjekmarkaj e ka bërë në televizionin pranë Ramës, Top Channel, në një intervistë të dhënë enkas për të sulmuar PD-në dhe kolegët e tij në selinë blu.

“Të duket ndonjëherë sikur PD ra sikur Kabuli, erdhën talebanët për ta marrë, Basha iku si Ashraf Ghani dhe ata e morën pushtetin’, është shprehur deputeti i Lezhës, i futur në sallën e parlamentit me votat e demokratëve.

Nuk kam shkuar në grup se e kam shumë të freskët ditën e 8 janarit që mund të ishte një ditë tragjike. Tani e shoh si një pushtim dhe uzurpim të PD dhe s’kam dashur që me prezencën time të legjitimoj këtë uzurpim.

Unë nuk do të jem kurrë një deputet i Sali Berishës, do jem deputet i Lezhës dhe i PD në mënyrë që kjo parti të kthehet tek vlerat perëndimore dhe miqësia me SHBA.

Të duket ndonjëherë sikur PD ra sikur Kabuli, erdhën talebanët për ta marrë, Basha iku si Ashraf Ghani dhe ata e morën pushtetin. Alibeaj nuk është polic, as gardist, është politikan dhe në klimën kur kërkon bashkëpunim do i dëgjosh edhe kur të tjerët sillen si pushtues.

Sot PD ka një kryetar grupi parlamentar që ka shumicën e grupit. Kreu i grupit nuk shkarkohet me vullnet hyjnor por me vullnet të anëtarëve të grupit”, ka thënë ndër të tjera Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply