Mustafaj: Basha në një linjë me Ramën! Berisha po bën përpjekje të madhe për t’i bashkuar demokratët

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin Radari Informativ në ABC.

Ai komentoi deklaratat e sotme të Lulzim Bashës, i cili njësoj si Edi Rama kërkoi që SPAK të hetojë liderin historik të demokratëve, Sali Berisha.

Mustafaj tha se, Basha gabon rëndë nëse mendon se mund ta heqë Berishën nga politika përmes SPAK-ut.

“E ka thënë Edi Rama, janë në një linjë. Është një mënyrë për t’i bërë presion SPAK-ut. Gjithsesi, nëse Basha mendon se mund të heqë Berishën nga politika përmes SPAK, gabon rëndë. Unë shoh një përpjekje të madhe të Berishës për t’i bashkuar demokratët, për të bashkuar partinë”, tha Mustafaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply