Bogdani reagon ndaj Alibeajt: PD nuk bashkohet pa Berishën! Bashkimi duhet të fillojë në bazë

Ish-deputeti i PD Gerti Bogdani është i mendimit se Partia Demokratike nuk bashkohet pa Sali Berishën. I ftuar në studion e Radar Informativ në ABC, ish-deputeti demokrat komentoi platformën e bashkimit të propozuar nga Enkelejd Alibeaj, por që përjashton Berishën. Sipas tij ndasitë mes palëve janë më të thella në nivele të larta dhe se baza kërkon bashkimin.

“Këto ndasi që janë në nivele të larta nuk reflektohen më aq shumë në bazë. Baza do ribashkimin. Nuk duhet bërë fjalë për emra të përveçëm. Pa Berishën nuk ka bashkim të PD.

Nuk është çështja e problemeve me PD. Në këtë rast raporti nxjerr një qeveri shumë të korruptuar. E rëndësishme është vota e lirë. Kjo nuk e justifikon platformën e zotit Alibeaj që nis me një fjali përjashtuese, por kjo nuk ndalon bashkimin e demokratëve. Bashkimi duhet të fillojë në bazë”, tha ai.

I pyetur për takimet e Lulzim Bashës me demokratët në terren, Bogdani thotë: “Është e rëndësishme çdokush duhet t’i takojë demokratët. Kur flitet për bashkim, i përfshin të gjithë. Rezultati i 6 marsit ka një lexim interesant. Çdo lëvizje e kujtdo në bazë është shumë i rëndësishëm për mendimin tim”.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply