Këlliçi: Basha, shkaktar i turbullirës 7 mujore në PD! Të ngrihemi mbi akuzat personale

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, u shpreh se në situatën aktuale ku ndodhet PD-ja, të gjithë duhet të ngrihen mbi akuzat personale për të arritur bashkimin.

Në ‘Intervistë me Merita Haklaj’, Këlliçi theksoi se shkaktari i kësaj turbullire 7 mujore në PD është Basha dhe pas dorëheqjes së tij nuk ka më asnjë justifikim nga asnjë demokrat për të mos gjetur rrugën e bashkimit.

Këlliçi: Basha është shkaktari i kësaj turbullire 7 mujore në PD. Për mua tashmë nuk ka më asnjë justifikim nga asnjë demokrat për të mos gjetur rrugën e bashkimit. Çdo demokrat duhet të kuptojë që kundërshtari ynë i vetëm është Edi Rama. Është shumë e rëndësishme që të fokusohemi tek të bërit opozitë, te beteja jonë kundër qeverisë.

Kam qenë i bindur që do të arrinim në këtë gjendje dhe do të kishte nevojë për të shëruar plagët. Unë e kam mbajtur betejën politike dhe sot e kam më të lehtë të dal ballëhapur me këdo. Unë kam pasur një qëndrim dhe ai ka prevaluar në Partinë Demokratike. Unë mendoj se duhet të ngrihemi mbi akuzat personale, mbi baltosjen. Kemi shumë gjëra që na bashkojnë. Në mënyrë kategorike nuk më bashkon me Bashën, por me çdo demokrat tjetër kam shumëçka që më bashkon.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply