Strazimiri reagon ndaj Alibeajt: Inat dashnoresh të braktisura!

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar ndaj propozimeve të deputeteit Alibej. Strazimiri shkruan në një shenim në faqen e tij në Facebook se, shkaktarët e përçarjes nuk mund të vendosin kushte për bashkimin!

Postimi i plotë

Inat dashnoresh të braktisura!

Shkaktarët e përçarjes nuk mund të vendosin kushte për bashkimin!

Bashkimi nuk mund të ndodhë pa eleminuar shkakun e përçarjes!

Bashkim jashtë vullnetit të shprehur me votë nga demokratët me 11 dhjetor në Kuvend, 18 dhjetor në referendum dhe 6 mars me votë nuk mund të ketë!

Përballë atij vullneti të shprehur, edhe vetë Sali Berisha është i pafuqishëm!!!

Por këta nuk refuzojnë thjesht Sali Berishën!

Këta refuzojnë vullnetin e demokratëve!

Me demokratët e kanë inatin, jo me Sali Berishën!

Inat i paarsyeshëm, i palogjikshëm, iracional e vetëshkatërrues!

Inat dashnoresh të braktisura…

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply