Këlliçi: Gjykata e Brukselit vendos në favor të Becchetti! Të flasë drejtësia shqiptare! Rama, Veliaj, Agaçi…

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar me një postim në rrjetetet sociale pas vendimit përfunditar të një Gjykate në Bruksel e cila lejon konfiskimin e pasurive te shqiptarëve në favor të Francecho Bechettit.

“Ndryshe nga sa mburrej Edi Rama se Becchetti nuk do të merrte kokërr leku nga shqiptarët, gjykata në Bruksel i dha të drejtë sipërmarrësit italian të konfiskojë të gjitha të ardhurat që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore prej 1 dhjetorit 2020”, shkruan deputeti.

Postimi i plotë

Gjykata e Brukselit vendos në favor të italianit Becchetti!

Ndryshe nga sa mburrej Edi Rama se Becchetti nuk do të merrte kokërr leku nga shqiptarët, gjykata në Bruksel i dha të drejtë sipërmarrësit italian të konfiskojë të gjitha të ardhurat që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore prej 1 dhjetorit 2020.

Kjo do të thotë se hapësira ajrore e Shqipërisë do të punojë vetëm për t’i shlyer detyrimin Becchetti-t.

Sipas vendimit të gjykatës së Arbitrazhit në Uashington, ky dënim ka tre shkaktarë kryesorë, kryeministri Edi Rama, Sekretari i tij i Përgjithshëm Engjëll Agaçi dhe krybashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Tani të flasë edhe drejtësia shqiptare! Paligjshmëria u faktua. Dëmi që i kanë shkaktuar shqiptarëve vetëm për këtë çështje është 130 milionë euro!

Cilido që mbështet këta hajdutë në pushtet tradhton vendin e tij!

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply