Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se, deputeti Agron Gjekmarkaj do të niset drejt SHBA-së së bashku me deputetë të tjerë për disa takime me rëndësi. Vizitën e paralajmëroi Sali Berisha tre ditë më parë.
“Po, është e vërtetë, Agron Gjekmarkaj, po e zbuloj, ai është një prej deputetëve që do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një prej tyre, e presin takime me rëndësi, nuk po zbuloj më shumë pasi do të jetë vetë ai personi që do të thotë më shumë rreth këtyre takimeve”, tha Alibeaj te “Kjo javë”.
Ku e dinte Sali Berisha?
Ish-kryeministri ditën e enjte përpara se të futej në seancën plenare të Kuvendit u shpreh se Lulzim Basha u kthye, ndërsa Gjekmarkaj do niset për në SHBA.
“Atë thirrje e kam bërë unë me kohë, por personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë ndërkombëtare dhe shqiptare është Lulzim Basha. Ju kur të dalë para jush e pyesni, për çfarë arsye u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkove dot në SHBA.
E ka të hapur dosjen Nik Muzin nga FBI. Nëse shkonte përballej me ligjin. Kjo ndodhte. Ndaj u kthye kështu që ju kur të dalin politikanët para jush, kur keni fakte konkrete ju duhet ta pyesni
Gjekmarkaj do niset për në SHBA, ai u rikthye. Ju duhet të pyesni pse Rama të mbylli dosjen e rusëve. Na nxirr deklaratat e një shqiptari që ka paguar Nik Muzin me paratë e tij.
Ju duhet të ruani sensin e investigimit, në interesin më të mirë të progesionit tuaj. Për të mos thënë pastaj për dosjen e Toytoita Yaris. Pra nëse ka një njeri që për afera korruptive të pyetet pas Edi Ramës, është pikërisht Lulzim Basha”, tha Berisha.