Gaz çimka: E regjistrova bisedën me Berishën

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje nga takimi me ish-kryeministrin Sali Berisha, një dite pas vendimit të Gjykatës që njohur Kuvendin e 11 dhjetorit.

Bardhi tha se, biseda që u zhvillua në selinë e PD është regjistruar dhe se Berisha ka pasur dy mesazhe që ishin që vendimi i gjykatës duhet respektuar dhe se njihte të drejtën e animimit nga pala tjetër.

Ndër të tjera ai tha se Berisha tjera thotë e tjera bën teksa u kërkon deputetëve që të shkarkojnë Enkelejd Alibeaj, ndërsa Enno Bozdo e ka quajtur të pavërtete e gënjeshtër këtë.

Pjesë nga debati

Bozdo: Kriza është vetëm Lulzim Basha. Mjaftojnë rezultati i 6 marsit për ta kuptuat. Thelbi është se Basha u largua sa për të thënë se u largua. Ju e mbani mend unë nuk kam qenë pjesë e foltores dhe qëllimi im ka qenë brenda një esence

Bardhi: Nuk ka asnjë krizë na Enkelejdin dhe kjo është regjistruarin zoti Bozdo është regjistruar biseda me Sali Berishën në zyrën time.

Biseda ne zyre me Berishen është e regjistruar. Dha dy mesazhe kryesore: Vendimi I gjykates duhet te respektohet njoh te drejtën tuaj per ankim. Berisha ndryshim vepron e ndryshe thotë

Dhe kjo ishte një çështje që ramë dakord. Ajo që ndryshoi rrugën është që Berisha punon për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt. Ndryshe vepron e ndryshe thotë.

Bozdo: Nuk është e vërtetë!

Bardhi: Jam dëshmitar dhe ndoshta, duhet ta pranon si nuk ka dhe ti nuk e di cfarë ka në kokën e Berishën. Nëse mendoni se keni një ndikim ju jeni duke gënjyer veten.  Që pas datës 6 mars. Berisha ka takuar një më një deputetët dhe ka pasur një kërkesë të votonin shkarkimin e Enkelejd Alibaj, dhe ka marrë refuzim nga deputetët.

About Redaksia

Check Also

Pse heshtet për të pandehurën Balluku?

Nga Adriana KALAJA Prej muajsh shoh një sulm të frikshëm, kryesisht mediatik, për të heshtur, …

Leave a Reply