Skandali/ Alibeaj mashtroi për deputetët, Bardeli: Nuk kam firmosur, Berisha pjesë e Grupit

Enkelejd Alibeaj gënjeu sot kur tha se platforma e prezantuar prej tij ka mbështjen e grupit parlamentar.

Deputetët e PD shprehen se dokumenti që lexoi Alibeaj nuk është nënshkruar ata, por është një propozim i pa votuar.

Në vijim të këtij debati, deputetja e PD, Greta Bardeli thotë se nuk ka firmosur asnjë asnjë dokument, duke nxjerrë zbuluar mashtrimin e Alibeajt.

Bardeli propozon që çdo draft të votohet në grupin parlamentar demokrat dhe me votim të fshehtë.

“Drafti dhe çdo propozim tjetër gjykoj që duhet diskutuar dhe debatuar në mbledhjen e gjithë deputetevë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit  pa asnjë perjashtim duke garantuar transparencë të plotē!”, thotë deputetja e PD.

Gjithashtu, Greta Bardeli deklaron se lideri historik, Sali Berisha, është pjesë e Grupit Parlamentar demokrat.

Deklarata
Te nderuar demokratë të Shkodrës, njerëz që më së pari kam detyrimin T’Ju informoj dhe bashkëqytetarët e mij gjithashtu:

Sot opinioni publik është njohur me një draft platformë nga z.Enkelejd Alibej si dhe një listë të deputetëve që e mbeshtesin këtë propozim. Po ashtu në të njëjtin komunikim janë bërë me dije dhe qëndrimet e një pjese të vogël të grupit që kishin kërkuar që ato të deklaroheshin nga z. Alibeaj publikisht.

Me këtë rast në respekt të gjithë votuesve të mi dhe në cilësinë e deputetes së Qarkut Shkodër sqaroj qëndrimin tim me këtë çështje:

  1. Kam kërkuar dhe do vazhdoj të kërkoj hartuesve të draftit, dhe çdo propozimi me këtë qellim, të mbështetet ose jo me votë dhe saktësisht me Votim të Fshehtē nga tē gjithë deputetet e PD.
  2. Drafti dhe çdo propozim tjetër gjykoj që duhet diskutuar dhe debatuar në mbledhjen e gjithë deputetevë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit pa asnjë perjashtim duke garantuar transparencë tē plotē!
  3. Çdo draft propozim përfshirë edhe i sotmi duhet të sigurojë pa dallim dhe qëndrimet përkatëse të cdo deputeti të Partisë Demokratike!

I qëndroj fort bindjes se të gjithë krahët në PD në situatën ku ndodhemi duhet të gjejnë kurajën që permes dialogut të hapur, të gjejnë rrugët e bashkimit ku e para dhe e vetmja duhet te jetë vota dhe gjithëpërfshirja e demokratëve!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply