Emrat e anëtarëve të PD, Minarolli: Listave të 2019 u janë shtuar votuesit e referendumit

Partia Demokratike ka sqaruar problematikat me listat e zgjedhësve te shperndara per procesin e zgjedhjeve te kryetareve te rinj te degeve, dhe pse ka emra të rinj në to.

Ervin Minarolli ka sqaruar faktin e emrave të rinj në lista, duke shprehur se janë pjesëmarrës në referendumin e 18 dhjetorit.

Reagimi i Ervin Minarollit

Lidhur me disa pretendime për listat e votuesve në zgjedhjet për kryetar në disa degë të PD, sqaroj si më poshtë:

Listat zgjedhore të vëna në dispozicion të Komisioneve zgjedhore të degëve, janë listat e vitit 2019, të gjendura në bazën e të dhënave të PD.

Kësaj liste i janë shtuar edhe pjesëmarrësit në referendumin e datës 18 dhjetor 2021 në të cilin votuan të gjithë anëtarët ndër vite që dispononin kartat e anëtarësimit të Partisë Demokratike.

Ftohen të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën të sjellin përfaqësuesit për verifikimin e listave origjinale  në zyrën e organizimit të Partisë Demokratike dhe auditimin e procesit të votimit në degë.

Komisioni i Organizimit dhe i Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike do të garantojë transparencën e plotë të procesit zgjedhor.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply