Dokumentat/ I besuari i Bashës në aferën e inceneratorëve, miliona edhe nga Veliaj me tendera

Të tjera detaje, fakte dhe dokumenta vijonë të dalin në dritë në lidhje me koncesionin e inceneratorëve, një ndër të më të akuzuarit në Shqipëri, i cili fillon me tre kontrata koncesionare, 22 milionë euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier dhe 128 milionë euro në Tiranë.

Një ndër personat i cili dyshohet se ka përfituar është edhe i besuari i Lulzim Bashës, Agron Kapllanaj.

CNA.al ka siguruar dokumentet, të cilat tregojnë se kompania “Shkëlqimi 07”, ku administrator dhe ortak i vetëm është Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanajt, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë koncesionare të inceneratorit të Fierit.

Sipas dokumenteve, të cilat mund t’i shikoni më poshtë, në 4 shtator 2021 kjo kompani ka nënshkruar një kontratë me “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”, për kryerjen e punimeve ndërtimore, për një vlerë prej 79 milionë lekësh ose 70 mijë euro.

Kush është Agron Kapllanaj?

Kujtojmë këtu se pas thellimit të përçarjeve brenda PD, të cilat erdhën pas vendimit personal të Lulzim Bashës për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD, Lulzim Basha filloi shpërblimet ndaj servilëve të tij, duke i emëruar në poste drejtuese.

Një ndër personat që u shpërblye nga Lulzim Basha është edhe Agron Kapllanaj. Basha e bëri Kapllanajn anëtar kryesie të PD, dhe në tetor të vitit 2021 e komandoi kryetar të degës së PD, në Fier.

Por këtu dalin dyshimet edhe për lidhjet e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, me inceneratorët, përmes të besuarve të tij. Gjë, e cila ngre dyshime se Lulzim Basha duket se “shpërbleu” Kapllanajn, që PD e Fierit, të mos denonconte inceneratorët.

Agron Kapllanaj, anëtari i Kryesisë së PD, i katapultuar nga Lulzim Basha, para 6 marsit deklaroi se do të tërhiqet nga politika, në rast se Berisha fitonte Shkodrën. Por, pas zgjedhjeve të 6 marsit, ai ndryshoi mendje dhe tha “se ishte nxituar”. Në fakt emri i këtij të fundit, ose të paktën kompanisë së vëllait të tij, “Shkëlqimi 07”, del edhe në Tiranë.

Milionat nga tenderat në Tiranë

Firma ‘Shkëlqimi 07’, është një prej përfituesve nga shkatërrimet e bëra në zonën e ‘5 majit’ në Tiranë. Firma e cila është nën emrin e Shkëlqim Kapllanajt, vëllai I Agron Kapllanajt, ka përfituar miliona lekë tendera për të ndërtuar në këtë zonë. Kjo firmë ka përfituar një fond prej gati 322 milionë lekësh, taksa të shqiptarëve në tenderin e shpallur nga Bashkia e Tiranës.

‘Hartim i Projektit dhe zbatim i Punimeve për Ndërtimin e godinës 20 në zonën zhvillimore 5 Maji me vlerë kontrate 321 750 000 Lekë me fitues bashkimin e operatorëve Shkëlqimi 07 shpk, Gran Konstruction M shpk dhe Fled shpk’, thuhet në raportin e publikuar nga Open Data Albania.

Nga ana tjetër, kompanisë “Shkëlqimi 07 shpk” e familjarëve të Agron Kapllanajt në bashkëpunim me dy kompani të tjera u është dhënë tenderi nga Bashkia e Tiranës, për të ndërtuar jo vetëm tek zona e 5 Majit, por edhe në disa zona të tjera Tiranës.

“Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji” Bashkia Tiranë. Burimi i Financimit: Fonde të vena në dispozicion sipas V.K.M Nr. 645, datë 03.08.2020, “Përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe ndërtesave publike në zonat e reja për zhvillim, në njësite administrative 4 e 8, zona “5 Maji” dhe njësinë administrative 6, zona “Kombinat” Bashkia Tirane”. “Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 20 në zonën zhvillimore “5 Maji”, thuhet në objektin e tenderit.

Tenderi është mbajtur me datë 8.09.2020, në garë kanë marrë pjesë 12 operatorë. Dhe fituesi është shpallur me 18.11.2020, kompania “Shkëlqimi 07” me dy ortakë të tjerë. Vlera ishte 321 750 000,00 Lekë.(Lexo këtu)

Pra, Kapllanaj, një ndër të besuarit e Lulzim Bashës, i paguar nga paratë e inceneratorit të Fierit, ka marrë miliona edhe nga tenderat e Bashkisë së Tiranës, drejtuar nga Erion Veliaj./CNA.al

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply