Këlliçi: “Platforma” e Alibeajt synon përçarjen e PD!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka folur për ankimimin e vendimit të gjykatës për regjistrimin e Kuvendit të 11 dhjetorit si dhe platformën përçarëse të paraqitur nga Enkelejd Alibeaj më 16 prill.

I ftuar në një intervistë në Ora News, Këlliçi tha se vendimi i gjykatës nuk mund të ankimohet, duke qenë se Alibeaj nuk ka qenë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Teksa ka shprehur keqardhje për reagimet e Alibejt, tha se qëllimi i ankimimit është përçarja e PD-së, ndërsa shtoi se platforma që prezantoi kreu i grupit parlamentar nuk ekziston.

Këlliçi: Kjo është një çështje që nuk ekziston. Minutat për të folur për këtë temë janë të çuara dëm. Ankimimi nuk mund të bëhet, dhe më vjen keq se Alibeaj i di më mirë këto. Përsa kohë që nuk ka qenë palë në proces dhe nuk ka marrë pjesë në proces, nuk mund të ankimohet ai vendim i Gjykatës së Tiranës. Më vjen keq që Alibeaj kapet pas këtyre artificave juridike dhe teknikaliteteve, duke mohuar në realitet që është prodhuar më atë 11 dhjetor, në referendumin e datës 18 dhjetor.

Shpreh keqardhjen time, për këto reagimi burokrate, prej juristësh që tregon që nuk kanë formim politik, dhe nuk pranojnë realitetin. Qëllimi i ankimimit është për të mbajtur të përçarë PD, dhe për ta mbajtur konfliktin ndezur në PD, sa më gjatë të jetë e mundur. Përsa kohë konflikti qëndron i ndezur dhe stimulohet, përfituesi i vetëm është Edi Rama. Ky është problemi që qytetarët shqiptarë i kanë dhënë tre herë zgjidhje, në 11 dhjetor, 18 dhjetor dhe në 6 mars të këtij viti. Më vjen keq për këtë që ndodh, për këtë manipulim që i bëhet opinionit publik. I vetmi problem është se disa demokratë të jenë në shërbim të Edi Ramës. Paraqiten emra listash deputetësh sikur kanë firmosur një platformë që nuk ekziston.

Platformën e Alibeajt nuk e marrë në konsideratë. Është platformë që synimin e vetëm ka përçarjen e PD-së, por demokratët i kanë paraprirë kësaj tentative duke sanksionuar krijimin e fraksioneve politike.

About Redaksia

Check Also

Inceneratori fantazëm i Tiranës mori 3,8 milionë euro në 4 muaj!

Teksa investimet publike nga buxheti i shtetit kanë pësuar rënie të ndjeshme si me planin dhe …

Leave a Reply