Muka konfirmon kandidaturën për kreun e PD Durrës: Qëllimi kryesor, bashkimi i demokratëve!

Ish-kandidati për kreun e Bashkisë Durrës, Ardian Muka ka konfirmuar kandidimin e tij për kryetarin e PD-së në këtë degë.

Në një intervistë për mediat, Muka ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për kandidaturën dhe ka theksuar se do të hyjë në garë me qëllimin kryesor bashkimin e demokratëve.

Rinia do të ketë një kapitull të veçantë në PD-në e reformuar dhe sipas Mukës, e gjithë struktura plotësuese me departamentet do të plotësohet nëpërmjet zgjedhjeve me parimin një anëtar një votë.

Muka: Po, kam plotësuar dokumetat dhe do të jem një nga kandidatët e për kreun e PD Durrës. Është një vizion por ajo që është më kryesorja është bashkimi i PD-së, i anëtarësisë. Gjatë gjithë këtij procesi në PD duke filluar nga Seksionet dhe Grup Seksionet të gjithë kanë qënë të ftuar të garojnë.

Qëllimi ynë final është bashkimi i demokratëve që nesër ti japim vendit, Shqipërisë një qeverisje që qytetarët  meritojnë, jo një qeveri për bandat dhe monopolet. Ky do jetë hapi i parë për bashkimin pasi e shoh PD-në e Durrësit të bashkuar një PD të rinovuar, ku rinia do të ketë një zë të veçantë në kapitull ku plotësimi i strukturës me departamentet do jenë funksionale për të arritur qëllimet finale politike.

Do kemi përgjedhje me garë dhe ky do të jetë elementi kryesor që PD e reformuar është e vendosur. Proceset do zhvillohen me parimin një anëtar një votë.

About Redaksia

Check Also

Safet Butka, patrioti që nuk pranoi vëllavrasjen

Safet Butka, Patrioti që nuk Pranoi Vëllavrasjen! Shkëlqim Hysaj Lepenica Më 19 shtator 1943, në …

Leave a Reply