Votimi për kreun e PD Korçë, Harxhi: Refuzoj platformën e Alibeajt, fraksionet njihen me statut

Përfaqësuesja e Komisionit të Rithemelimit, për zgjedhjet në qytetin e Korçës, Edith Harxhi, ka folur për procesin në këtë degë ku garojnë 4 kandidatë.

Para mediave, Harxhi refuzoi platformën e Alibeajt, pasi e quajti përçarëse, ndërsa theksoi se i vetmi statut që është në fuqi, është ai i votuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit.

Harxhi: Absolutisht unë nuk mendoj se duhet të ekzistojë ndonjë një ide për të pasur një platformë tjetër brenda partisë demokratike, një platformë përçarëse dua të them, çdo lloj platforme duhet të jetë platformë brenda partisë. Ne kemi ligjeruar me statutin e datës 11 dhjetor, fraksion brenda partisë dhe unë mendoj që kjo është një arritje shumë e madhe”, u shpreh Harxhi.

Listat në përgjithësi kanë qënë lista problematike këtë duhet ta themi, për arsye të ndryshme historiku gjatë viteve të fundit të Partisë Demokratike dhe të regjistrimit të anëtarëve, mospërputhjes, rakordimit të listave të degëve me selinë qëndrore.

Gjithsesi ne kemi një vendim të Komisionit të rithemelimit i cili në bazë të statutit drejton partinë deri në kuvendin e 30 prillit. Do të merren në bazë listat e vitit 2019 dhe listat e referendumit të 18 dhjetorit. Ne sot kemi vendosur pas një takimi që do të bëjmë një rakordim të listave dhevtë gjithë kandidatët kanë rrënë dakord.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply