Deputeti Edi Paloka tha në emisionin “Frontline” se, Kryeministrit Edi Rama po i mbaron edhe fantazia për të bërë show dhe propagandë, ndërsa tha se nëse ai ka interes të pyes popullin, atëherë le të bëjë referendumet.
“Mund të vijë dita që Edi Rama të na thotë nuk do bëjmë më zgjedhje se do pyes popullin për këshillim kombëtar dhe pastaj të na thotë se, populli më thotë o Skënderbe, o Zeus…”, tha Paloka.
Ai tha se, nëse nuk i bindesh Ramës ai të sulmon, kjo ndodhi edhe me Presidentin Ilir Meta.
“Në momentin që Meta nuk i bindej ai shkoi deri atje sa i hoqi edhe kompetencat Presidentit dhe nuk është çudi që tani që zgjedh Presidentin e ri, t´ia shtojë kompetencat edhe më shumë se i kishte”, tha Paloka.
Ai tha se Kryeministri tregon papërgjegjshëmri në çdo aspekt dhe me një të papërgjegjshëm sa ai nuk ka më as institucione, as shtet.
“Rama thjesht do të kapë institucionin e fundit që është Presidenca dhe kaq, nuk ka asnjë synim tjetër”, tha ai.