Spahia me të rinjtë e Shkodrës: Roli i të rinjve është dhe duhet të jetë i dorës së parë!

Të drejtat e njeriut, promovimi i tyre nga të rinjtë, ishte në fokus në një takimi të zhvilluar në ‘Qendrën Rinore Atelie’, ku mori pjesë kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia dhe ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i bashkisë së Shkodrës vuri theksin se në Shqipëri ka ende punë për të bërë për të garantuar zbatimin e të drejtave të njeriut.

Në një linjë me kryebashkiakun Spahia, ka qenë edhe ambasadori i Holandës në Shqipëri Vos, në lidhje me zbatimin e të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Postimi Spahisë në Facebook

Gjithmonë kënaqësi të jem mes të rinjve, të bashkëbisedoj me ta për tema e çeshtje të ndryshme.

Sot, me praninë edhe të ambasadorit të Holandës në Tiranë, z. Reinout Vos, mora pjesë në një takim për të drejtat e njeriut dhe rolin e të rinjve në promovimin e tyre.

Promovimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut, janë gurë themeli i çdo shoqërie. Edhe në këtë aspekt, roli i të rinjve është dhe duhet të jetë i dorës së parë, duke garantuar një të nesërme më të sigurtë sa i takon të drejtave e lirive të njeriut.

About Redaksia

Check Also

Kompania e konteniereve që operon në Portin e Durrësit u bllokua në SHBA me 20 ton kokainë

Një nga kompanitë që kanë ndenjur në hije është kompania e kontenierëve që është marrë …

Leave a Reply