Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 56-të dhe sulmi i ushtrisë ruse është intesifikuar në rajonin e Donbasit.
Ndërsa sytë e botës janë drejtuar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe drejt homologut të tij Volodymyr Zelenskky, një video e vitit 2019 në rrjete sociale tashmë është bërë hit.
Videoja është regjistruar gjatë një takimi mes Donald Trump që në atë kohë mbante postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zelenskit.
Biseda e zhvilluar në këtë video dhe veçanërisht imazhi i liderit ukrainas tregojnë shumë për luftën që po zhvillohet sot në Ukrainë.
Zelenskyy i cili mbeti i shtangur nga fjalët e Trump, në fakt çoi në komente se ajo që po ndodh sot ishte e qartë 3 vite më parë.
Në videon e shpërndarë në media sociale shihen Zelenskyy dhe Trump të ulur pranë njëri-tjetrit duke biseduar para gazetarëve.
Duke parë nga Zelenskky, Donald Trump thotë:
”“Unë me të vërtetë shpresoj që ju dhe presidenti Putin të mund të bëheni bashkë dhe të zgjidhni problemin tuaj. Ky do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm. Dhe e di që po përpiqeni ta bëni këtë.”
Duke dëgjuar këto fjalë, sytë e Zelenskit zgjerohen nga habia dhe shikojnë Trumpin, pothuajse duke mos ditur se çfarë të përgjigjet.
Nga gjuha e trupit të Zelenskit duket qartë se sa në siklet është ai me këtë sugjerim.
Është bërë e ditur se videoja e datës 25 shtator 2019 është xhiruar gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara .
Për këtë takim u fol shumë ato ditë edhe për një arsye tjetër.
Thuhet se Donald Trump, i cili ishte presidenti i SHBA-së në atë kohë, i kërkoi udhëheqësit ukrainas të nisë një hetim për djalin e Joe Biden, Hunter Biden.
Zelenski e hodhi poshtë kërkesën e Trump në atë kohë dhe tha: “Ky është një vend i lirë. Askush nuk mund të na detyrojë të hetojmë dikë”, tha ai.
Videoja është parë nga 2 milionë e 400 mijë njerëz dhe është shpërndarë pafundësisht nga njerëz në mbarë botën.
Videoja u shpërnda fillimisht nga gazetari Aaron Rupar.