Zelensky-Perëndimit: Me armët tuaja do e kishim mbyllur luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se nëse ushtria e vendit të tij do të kishte armët e nevojshme dhe që i kishte kërkuar aleatët, do ta kishte mbyllur luftën prej kohësh.

“Nëse do të kishim akses në të gjitha armët për të cilat kemi nevojë, apo që kanë partnerët tanë dhe janë të krahasueshme me armatimin që përdor Federata Ruse, do e kishim mbyllur me kohë këtë luftë”, tha Zelensky.

Më tej, presidenti Zelensky vijoi akuzat ndaj ushtrisë ruse të cilët e quajti barbare dhe çnjerëzore.

“Ushtria ruse do të kujtohet në histori si më barbarja dhe më çnjerëzorja në botë. Vrasja e mijëra civilëve të pafajshëm, shkatërrimi i ndërtesave me të gjitha llojet e armëve, do të mbetet vulë për këtë ushtri dhe do ta shënojë Federatën ruse si burim të së keqes”, përfundoi Zelensky. /A2CNN

About Redaksia

Check Also

Fushata e Kamala Harris merr një goditje të fortë, e gjithë familja e zëvendësit të saj mbështet Trump

Fotoqë ka qarkulluar në rrjetet sociale me shpejtësi tregon anëtarët e familjes  të kandidatit për …

Leave a Reply