Ish-kryeministri Sali Berisha foli në foltoren e Kuvend pas rinisjes së seancës që u ndërpre për shkak të incidentit.
Berisha iu drejtua Nikollës duke deklaruar se nëse e bën edhe njëherë atë që bëri thotë do të marrë përgjigjen e merituar.
Ai më pas u ndal te incidenti i kryeministrit Rama në një avion në Gjermani, duke shkaktuar të qeshura në sallë, edhe në radhët e socialistëve.
“I turpshëm ishte akti yt. Unë kërkoja fjalën për replikë ndërsa ju prevalonit diskutimin. Po vazhdove në këtë mënyrë do marrësh përgjigjen më të merituar. Jam këtu për të falenderuar për herë të parë Edi Ramë i cili i tmerruar në panik, deklaroi se nuk bashkëpunon me mua.
Ky është një nder i veçantë. Jam sot këtu për të thënë se në një proces mafioz kurrë nuk mund të përlyhet opozita dhe të marrë pjesë. Ky është kryeministri i vetëm që nxirret me forcë nga avioni.
A e doni se çfarë tmerri panë pasagjerët. Nga avioni me policë nxirren vetëm të burgosurit. Kur e panë që nuk kishte hekura në dorë u tmerruan edhe më shumë se morën për anëtarë të organizatës terroriste”, deklaroi Berisha.