Berisha: Nuk kam asnjë problem me Enkelejdin, është një mjeran që përdoret nga qeveria!

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në emisionin ‘TPZ’ se, nuk ka asnjë problem me Enkelejd Alibeajn, por me Edi Ramën, duke iu referuar përplasjeve në foltoren e Kuvendit. Berisha tha se Alibeaj është një mjeran që përdoret nga qeveria.

Ish-Kryeministri theksoi se, në Kuvend kanë krijuar një mekanizëm të turpshëm ndërsa pak kohë më parë, Taulant Balla i ka kërkuar Nikollës t’i japë fjalën Alibeajt dhe jo Berishës.

Sipas liderit historik të PD, Balla e turpëroi mjeran Alibeajn dhe e përdori këtë të fundit.

“Rama Lakoi emrin tim sa herë deshi. Në ligjin e parlamentit, në qoftë se deputeti gjatë diskutimit, kur flet një tjetër, fill pas tij i jepet fjala 2 minuta.

Kanë krijuar mekanizëm të turpshëm. Ngrihet Balla pak kohë më parë, nga vendi i thotë Nikollës nuk do t’i japësh fjalën këtij, por Alibeajt, e turpëroi.

Dhe Enkelejdi tha do flasë Jorida Tabaku. Ishte komandë e turpshme. Në 30 vite nuk kisha parë një gjë të tillë.

Sot e njëjta skemë. Foli Rama sa foli, deklaroi sa deshi kundër meje, sipas skemës, fjala do jepej jo për përgjigje, por për reagim, nuk mund të flisnin pa u ngritur unë. Akt i shplarë.

Kërcen Balla kur do merrja fjalën unë, kërkon 5 minuta pushim që mos të lejohesha unë të përgjigjesha, çka më detyroi të dal tek mediat jashtë e të flas.

Kemi të bëjmë me një njeri që keqpërdoret në mënyrë mjerane. Të dalësh e të bëhesh vegël për t’i mohuar të drejtën e përgjigjes një deputeti, e bën një njeri që unë ndjeva dhimbje kur Balla i tha atij fol”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk ka prokuror në botë që mund të shpëtojë Edi Ramën nga dy vjedhjet e shekullit!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë deklaratës për mediat, ka theksuar se, megjithë presionin që mund të …

Leave a Reply