Berisha nxjerr Ramen jashtë nga Parlamenti, skandali në Gjermani

Lideri historik demokrat, Sali Berisha mbërriti në Kuvend për të replikuar me Edi Ramën që i kishte adresuar disa fyerje.

Por Rama e braktisi Kuvendin, kurse kryetarja e seancës, Lindita Nikolla kërkoi 5 minuta pushim.

Jashtë sallës, Berisha tha se do denonconte skandalin e Ramës në Gjermani.

“Edi Rama ulet aty jo vetëm si kreu i organizatës kriminale të djegësve, por edhe si një njeri që është përzënë nga avioni me dhunë.

Çfarë do i thosha në parlament: nga Lufthansa e largoi policia gjermane me kërkesë të punonjësve të shërbimit të avionit. Por ju duhet ta dini dhe shqiptarët duhet ta dinë se në avion policia ndërhyn vetëm në dy rrethana: e para, kur transportohen të burgosur. Pasagjerët e panë që ai nuk kishte hekura në duar. Ata u tmerruan. Këtë do ia thosha në parlament.

Rast tjetër kur ndërhyn në avion është kur ka sinjale se kanë ardhur terroristë. Ata që nuk e njihnin, menduan se kishim të bënim me një Abu Al Kasam dhe ngjalli një frikë të tmerrshme në avion. Këtë do ia thosha unë, dhe do ia them, por ai ia mbathi.

Në vend që të kërkonte ndjesë publike për skandalin në udhëtimin e tij, duke menduar se është në Shqipëri dhe ligji nuk ekziston për të as në Gjermani, përdori një gjuhë të denjë vetëm për të.

Njeriu, në vendin e të cilit janë ekzekutuar njerëz pse nuk kanë mbajtur maska. Dhe janë nxjerrë tanket në rrugë për të tmerruar njerëzit,” tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Eurostat:1.1 milionë shqiptarë u larguan nga vendi në 10 vite, Berisha-Ramës:Shpopullimi krimi yt madhor

Sali Berisha Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të pamposhtur të lirisë, dinjitetit, …

Leave a Reply