Braçe shkon me bluzë tutash në Parlament

Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit ishte i ashpër me qeverinë e kaluar, por dhe aktualen. Së pari, ai tha se sa herë që flitet për energjinë i pari që duhet të japë llogari është Sali Berisha për kërdinë që ka bërë me burimet energjetike të vendit. Më pas deputeti socialist kaloi te situata aktuale duke kërkuar transparencë për vendosjen e çmimeve nga bordi i transparencës për karburantet, si funksionojnë grositët, ndërsa ka ngritur dyshime për fitimet e tyre.

“Zotëria (Sali Berisha) që ishte këtu gjithë paraditen, duhet të ishte këtu dhe të përgjigjej sa herë të flitet për sektorin e energjisë. Unë kërkoj transparencë, nga kush blihet nafta dhe gazi dhe kush e sjell në portet tona. Bursa është bast del ose jo. Del për mirë ose për keq. Ka që nga tetori i vitit të kaluar që del vetëm për mirë. Pandemia dhe lufta do të ndikojë përsëri, por bordi nuk është marrë me këtë.

Tregtarët e kanë sjellë bursën në autobotët e tyre. Kështu e kishin dhe kështu e kanë. Për naftën vetëm. Në cilin ligj është bazuar kjo? Nga kush blejnë tregtarët tanë në zonën e tyre? Mbi cilën marrëveshje dhe kushte? Po ka një faturë që shoqëron mallin, por flitet për kontrata dhe kushte, e njeh kush kontratën me të cilën nafta vjen në depozita e tregtarëve tanë? Po këta që blejnë dhe sjellin naftën, përfshihen në këtë metodologji? Nuk kam marrë asnjëherë përgjigje për këtë.

Cështja e dytë është marzhet e fitimit. Akti ka njohur 3 lekë për shumicën dhe 12 për pakicën. Në aktin e parë marzhi aplikohet mbi taksat. Unë kam bërë një llogari për shpenzimet që u njohim këtyre kompanive. Për pikat e vogla, shpenzimet që njohim janë 270 mijë lekë në muaj, por shpenzimet për rroga, sigurime dhe qera dhe energji shkojnë 320 mijë lekë, por si mbijetojnë këta?

Ose bëjnë kontrabandë ose përzierje. Për pikat më të mëdha, shpenzimet e njohura nga ne shkojnë 425 mijë lekë, ndërsa operacionet shkojnë 542 mijë lekë, po këta si mbijetojnë? Dhe pikat e mëdha, këto janë në rregull. Ka një diferencë shumë të madhe për shpenzimet që njohim, zgjidhja nuk është kjo, por rikthimi i konkurrencës”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë sot në ora 5 marshim në Tiranë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët shqiptarë në mosbindjen civile të opozitës, …

Leave a Reply