Dy gratë që Rama do në Presidencë

Për Belind Këlliçin, deputet i PD, Shqipëria do të ketë një presidente grua, e sipas tij, Rama i ka tashmë dy emrat. Kështu u shpreh në Çim Peka Live, deputeti i PD, Belind Këlliçi.

Ai tha se, në qarqet e PS është pranuar që kandidatet për presidente të vendit janë Valdete Sala dhe Vali Bizhga, të cilat kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

“Dihet tashmë që presidenti i ri do të jetë një femër. Në mos Valdete Sala, Vali Bizhga apo ndonjë zonjë tjetër. E pranojnë në të gjitha qarqet edhe vetë PS”, tha Këlliçi në Syri.net.

Dy emrat e përmendur nga Belind Këlliçi nuk u mohuan nga Blendi Klosi.

Ky i fundit tha se presidenti i ardhshëm mund të zgjidhet me mbi 100 vota, ndërsa ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit.

About Redaksia

Check Also

Çmenduritë e Kodit “Rama”: Kush komenton vendimet e drejtësisë do dënohet me burg!

Ministria e Drejtësisë ka publikuar një draft për Kodin e Ri Penal ku parashikohen të …

Leave a Reply