Kokalari për Alibeajn: Eshtë kthyer në vemje…

Pas incidentit në foltore midis ish-kryeministrit Sali Berishës dhe kreut të grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj, ka reaguar dhe aktivistja Evi Kokalari.

Teksa Alibeaj kishte radhën për të folur, Berisha shkoi me “vrap” në foltore për t’iu përgjigjur Edi Ramës, që e quajti të “vdekur” dhe e përzuri për të marrë fjalën.

Përmes një postimi në Facebook Kokalari ka dale në mbrojtje të Berishës duke thënë se çështja më shqetësuese për shqiptarët nuk është raporti i DASH për “non grata”-n, por gjendja ekonomike në Shqipëri që po largon brezat e rinj.

Reagimi i plotë

Për Alibeajn çështja është “raporti amerikan i DASH-it”, (çfarë do që kjo nënkupton)… “disenjimi i non-gratës” thotë. Jo mor jo, kjo nuk është çështja për Shqiptarët, kuptohet vetëm nëse je njëri pa bosht si ty dhe Gaz Bardhi.

Çështja është gjëndja ekonomike në Shqipëri që po detyron gjithë brezat e rinj të emigrojnë. Çështja është pastrimi i Parlamentit nga individ si ty dhe nga korrupsioni që ka zaptuar çdo industri dhe institucion.

Çështja është dinjiteti kombëtar, luftën për të cilën po e bëjnë ata që po i rezistojnë presioneve të huaja dhe të pakuptimta, para të cilës ti kthehesh në vemje. Ja, kjo është çështja.

Sa më pak të flasësh, aq më shumë nder i bën Shqiptarëve, sepse shumica e tyre kanë IQ më të lartë se tëndin dhe shohin qartazi përtej gënjeshtrave të tua.

About Redaksia

Check Also

Bardhi në Londër: Britania e Madhe, aleat i çmuar i Shqipërisë në rrugëtimin demokratik

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme në …

Leave a Reply