Po abuzohet me çmimet, Bylykbashi: Bordi i Transparencës është antikushtetues!

Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria për monitorimin e çmimeve të karburanteve, u diskutua në seancën parlamentare të së enjtes, ku pati kundërshti jo vetëm nga opozita, por edhe nga PS. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, tha se, ngritja e bordit që përcakton çmimet e naftës dhe të nënprodukteve të saj është antikushtetues, pasi përmes këtij akti normativ do të krijohet një kartel

Kritikat për përcaktimin e çmimeve të karburanteve nga qeveria, pati edhe nga deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili tha se nuk ka transparencë dhe se e vetmja zgjidhje është konkurrenca e lirë. Braçe kërkoi shpjegime si përcaktohej çmimi më parë, pse u ndryshua marzhi i fitimit dhe cila është rruga e transaksionit të karburantit nga bursa tek konsumatori shqiptar.

Deklaratat e Braçes nga foltorja e Kuvendit, u përshëndetën nga deputeti i PD, Edmond Spaho, i cili theksoi më tej se, Bordi i Transparencës është në konflikt të hapur interesi.

Kritika, pikëpyetje dhe rezervat lidhur me çmimet e karburanteve në vend, Brace i ka shprehur edhe gjatë komisioneve parlamentare.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply