Berisha: CEZ aferë gjigande e korrupsionit! Rama e Gjiknuri falën mbi 630 milionë euro

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme, komentoi edhe pyetjen për hetimet e SPAK mbi aferën e CEZ.

Dje disa media pranë qeverisë kanë raportuar se ndaj Berishës mund të ketë hetim. Por Berisha tha se ky është një skandal i Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit.

“Siç kanë dështuar, do dështojnë në mënyrë ekzemplare. CEZ është afera më gjigante e korrupsionit.

Shqipëria kishte një arbitrazh me kompaninë CEZ dhe ky arbitrazh, para se të shkonte Shqipëria, kërkoi vlerësimin me kompani ndërkombëtare të pretendimeve të Shqipërisë. Ato vlerësime u bënë. Kompani serioze ndërkombëtare faktuan se CEZ i detyrohej shtetit shqiptar 630 milionë euro me fatura të faktuara dhe 3.2 miliardë euro me dëmet e krijuara.

Arbitri ndërkombëtar që zgjodhi Shqipëria, ishte besimplotë se do fitonim.

Por çfarë ndodhi? Edi Rama dhe Damian Gjiknuri firmosën marrëveshje me CEZ, pranuan të gjithë kushtet e CEZ, shmangën arbitrazhin, dënuan Shqipërinë me një humbje të tmerrshme, të paktën 630 milionë euro në fatura.

Këto janë 100 përqind të vërtetuara nga KLSH dhe komisioni hetimor parlamentar. Por kur SPAK përdoret si SKAP i partisë, ato janë të destinuara të mbeten në gjumë.

Ndaj çdo lloj që disponohet, madje i këshilloj të manipulojnë, le ta dërgojnë se nuk ka asnjë lloj problemi,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

7 familjet mafioze që u lajmëruan për arrestimet dhe loja e ndyrë e Dumanit për të shpëtuar Olsi Ramën

Sali Berisha Sot çdo opozitar pret me padurim fitoren ndaj një regjimi të pamëshirë, antishqiptar …

Leave a Reply