Berisha: Rama kërkon të vendosë Vali Bizhgën presidente, për t’i zënë vendin më pas

Lideri historic i demokratwve, Sali Berisha, komentoi në konferencën për shtyp edhe çështjen e presidentit të ri.

Berisha e quajti sërish një proces mafioz. Ai tha se Rama kërkon që të vendosë në këtë post Vali Bizhgën, për t’i zënë vendin më pas.

“Çështje tjetër që dua të sjell në vëmendjen tuaj është procesi i zgjedhjes së presidentit.

Si mund ta karakterizojmë me një fjalë këtë proces? Nëse javën e kaluar këtu folëm me fakte dhe argumente të pakundërshtueshme se kongresi i PS ishte më i ngjashëm me një kongres të Cosa Nostra-s, unë mund t’u them se procesi i zgjedhjes së presidentit, nga një proces dinjitoz që duhet të jetë, është shndërruar gjatë javës që po kalon në një proces tipik të Cosa Nostra-s.

Edi Rama ka zgjedhur procedurat më mafioze, të emrave në zarfat sekretë. A keni dëgjuar se cili ka dalë emri më i përfolur nga zarfat?

Sipas statistikave të Edi Ramës, dy të tretat i kanë shkuar Vali Bizhgës. Çfarë mund të presësh tjetër, në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf.

Po kërkohet kandidati që në rast të disfatës elektorale, t’ia lëshojë vendin Edi Ramës. I them ta harrojë këtë skemë mafioze se nuk pranohet si president i vendit. Po kërkon mbrojtje nga afera më serioze që ka dalë deri më sot, ajo e inceneratorëve, ku ai ka firmosur një procedurë antiligjore. Në këtë kontekst, përgjegjësi numër 1 është ai dhe Engjëll Agaçi. Ai ka firmosur në një procedurë të dënueshme.

Prandaj ai mendon se si të kalojë nga kryeministër në president. Por i them që sot se kjo nuk do ndodhë. Thuhet se ka filluar të ketë telefonata nga Bllako, ato janë punët e tyre. Por Bllako është vetëm një kapterr në aferën e madhe ku gjeneral është Rama, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj dhe të tjerë,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply