Berisha: Rritja çmimeve është abusive! Qytetarët duhet të ngrenë zërin

Lideri historik demokrat, Sali Berisha ka dalë sot në mesditë në një bashkëbisedim me gazetarët. Ai e ka nisur fjalën e tij me situatën ekonomike dhe rritjen e çmimeve, duke e quajtur një agresion të vërtetë të çmimeve.

Berisha tha se bordet e qeverisë njësoj si ato në kohërat e diktaturës. Sipas tij, rritja e çmimeve është abuzive. Berisha theksoi se çmimet në vend janë më të lartat në Europë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër spekulimit.

“Unë jam këtu për tu thënë qytetarëve shqiptarë se është jetik zëri i tyre kundër spekulimit, kundër rritjes së çmimeve. Është jetik zëri i tyre për t’i thënë stop kësaj vjedhje të madhe që bëhet ndaj portofolit të tyre me çmime stratosferike dhe të pajustifikuara.

Unë i garantoj ata që nëse nuk do u themi stop kësaj vjedhje, çmimet e sotme do harrohen me çmimet që do vijnë disa herë më të larta.

Është koha që çdo shqiptar, të mendojë për buxhetin familjar dhe se si ky buxhet po u grabitet nga një qeveri që nuk ka interesa të tjera përveç pasurimit të klaneve qeveritare.

A mund të imagjinoni ju që ne kemi çmimet më të larta të energjisë, në një kohë kur e prodhojmë atë me koston absolutisht më të ulët?

Unë ftoj mediat të investigojnë dhe të mos harrojnë se interesi publik dhe mbrojtja e tij është detyra më parësorë e tyre,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply