Betejat e Berishës, Enkelejdi dhe Partia

Nga Meri LIKA

Sot në ditën ndërkombëtare të librit më pëlqen të sjellë një fragment nga një libër i Malcom Gladwell me titull “Davidi dhe Golia”.

Në prathënien e këtij libri thuhet:

“Davidi dhe Golia është një libër për atë që ndodh kur njerëzit normalë përballen me gjigantë. Me “gjigantë” nënkuptoj kundërshtarë të fuqishëm të të gjitha llojeve: qofshin ato ushtri dhe luftëtarë të pamposhtur; qoftë paaftësi, fatkeqësi apo shtypje.”

Kështu po më duket mua sot beteja mes Berishës dhe Shteteve të Bashkuara. Amerika mund të fitojë por, Berisha sipas mendimit tim do të jetë Davidi i kësaj beteje. Unë e kuptoj shumë mirë ambasadoren amerikane. Ajo e ka të pamundur të lejoj që Berisha të dalë më i fortë se shteti i saj i madh. Arroganca e saj, duke na treguar se mund të bëj presion edhe tek gjykatat e reformës në drejtësi, të cilën na e reklamoi me aq zjarr e pasion, po na tregon se kjo reformë asnjëherë nuk ka qenë, nuk është dhe kurrë nuk ka për të qenë ashtu siç u trumbetua.

Deklaratat e ambasadores nuk janë asgjë më shumë përveç faktit se për të arritur qëllimin e saj fuqia më e madhe botërore shkel çdo parim lirie, demokracie dhe të drejte, për të cilat shfaqet se vetë i ka me tepri dhe lufton që edhe bota t’i ketë si ajo (çfarë hipokrizie).

U kuptua se shumica e gjyqtarëve (ata jo malokët kuptohet) janë letësisht të nënshtrueshëm përpara presioneve dhe shantazheve. Ndoshta shpresa se mund të  kalojnë vetingun i bën ata të gjunjëzohen kaq lehtë.

Megjithatë nuk dua të merrem me Yuri Kimin, se për të e kam thënë mendimin tim dhe ajo e mori përgjigjen nga vota e 6 marsit duke u bërë NON GRATA e shumicës së votuesve të djathtë. Sot dua të shkruaj pak fjalë, për pjesën e Partisë Demokratike për të cilën ambasadorja, ka dalë hapur në sheshin e luftës dhe po bën Golian e tyre.

Që partia e selisë dhe e vulës është pakicë, tashmë e dinë të gjithë, madje këtë gjë e ka pranuar edhe pakica vetë, por edhe pse në pozitë krejt të pamerituar, kjo pjesë kërkon me çdo kusht dhe çdo mjet të arrijë të jetë ajo që ta drejtojë partinë. Është shumë naive të mendohet se votuesit e djathtë do ndjekin Enkelejd Alibeajn vetëm e vetëm se këtij të fundit i është krijuar bindja se është “kapiteni” i merituar i skuadrës së PD-së dhe i vetmi që mund të organizojë ekipin duke “përthithur” edhe shumicën e Berishës por, pa Berishën ama.

Mendoj se duhet të jetë mendjeshkurtësi të presësh zotërimin e një partie politike me paterica të tilla si Yuri Kim apo me vendime gjykatësish nën presion, sepse eksperienca e Lulëzim Bashës e tregoi qartë se diplomatë e vegjël të një vendi të madh, nuk kanë asnjë dëshirë që të heqin nga pushteti Edi Ramën, por nga ana tjetër votuesi i djathtë demonstroi se nuk ka aspak ndërmend të drejtohet andje nga fryn era amerikane.

Pakica enkelejdiane ende nuk e ka kuptuar se me metoda naivësh politikë dhe me paterica gjysmake, mund të mbash një ndërtesë, mund të mbash një vulë, madje mund të mbash edhe deputetllëkun por asnjëherë nuk mund të mbash antarësinë, ajo nuk komandohet.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply