Bozdo: Demokratët po i përgjigjen thirrjes për ringritjen e nevojshme të PD

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdo komentoi nga selia blu për Syri Tv zgjedhjen e kryetarëve të rinj në 14 degë të PD këtë të shtunë. Ai theksoi se, demokratët po i përgjigjen thirrjes për ringritjen e nevojshme të Partisë Demokratike.

“Demokratët janë duke iu përgjigjur masivisht ushtrimit të tyre për ringritjen e Partisë Demokratike. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për PD, jo vetëm se zgjedhin kryetarin, por për situatën politike. Ishte nevoja për një rithemelim. Zgjedhje që kanë marrë rëndësinë e caktuar”, tha ai.

Bozdo tregoi se procesi i zgjedhjeve të kryetarëve në degët e PD-së pritet të përfundojë të hënën ose të martën. Ai theksoi se shumë degë kanë kryetare vajza dhe gra dhe ky është një lajm i mirë.

“Të gjitha degët duhet të kenë zgjedhur kryetarin e tyre. Kemi shumë vajza dhe gra kryetare dhe ky është lajm i mirë”, tha Bozdo.

Bozdo deklaroi se deri në këto çaste ka pasur pjesëmarrje masive ndërsa në dy apo tre degë kanë ndryshuar numrin e komisioneve për të lehtësuar procesin e votimit.

“Pas Këshillit Kombëtar do vendosim hapat, zgjedhja e kryetarit, kryesia, çështje proceduriale. Brenda majit të këtij viti PD do ketë të zgjedhura me votë për herë të parë, një anëtar një votë të gjitha organet drejtuese. Kjo besoj mbyll ciklin ristruktural të PD-së”, tha Bozdo.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply