Zgjidhen kryetarët e rinj të PD në Poliçan dhe Kolonjë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Poliçan.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Poliçan u shpall z. Behar Veli Xhaferraj me 69% të votave.

***

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton gjithashtu që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Kolonjë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Kolonjë u shpall z. Viktor Avni Duro me 61% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply