Këlliçi: Basha vrasës i meritokracisë, duhet të ishte larguar vetë në 2017!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i ftuar në ‘Kjo Javë’ në News 24, ka folur për arsyet se përse ka dalë kundër Lulzim Bashës, teksa tha se zhgënjimi që ka marrë prej tij është arsyeja kryesore.

Këlliçi shprehet se Lulzim Basha ka vrarë meritokracinë brenda Partisë Demokratike ndërsa shton se ai duhet të ishte larguar në 2017 dhe të garonte sërish për kryetar partie. Sipas Këlliçit vendimmarrja e Bashës ka qenë ë nxitur nga një grup këshilltarësh që nuk e duan Partinë Demokratike.

“Sigurisht e kam mbështetur që kur është zgjedhur, kam qenë pjesë e shtabit të tij në bashkinë e Tiranës, dhe të punosh për 10 vite me një politikan, ta mbështetës pa kushte, se i kam dedikuar vitet më të bukura të jetës time, kam hyrë 25 vjeç dhe jam 35 vjeç, dhe të zhgënjehesh plotësisht, dhe aktet politike të mos kenë asgjë të ngjashme me premtimet, është zhgënjim i madh.

Ky zhgënjim ka nisur në 2017 dhe në mënyrën si u përpiluan listat, vrasja e meritokracisë brenda PD, zhgënjimi si drejtues i forumit rinor dhe mospërfillja e asnjë të riu, dhe përjashtimi i tyre për të garuar, kulmoi më pas me refuzimin e pranimit të realitetit pas humbjes së zgjedhjeve.

Basha duhet të ishte larguar vetë në 2017 dhe të garonte më pas për kryetar të PD. Vendimmarrja e Bashës shpesh ka qenë e nxitur nga një rreth i ngushtë këshilltarësh që nuk kanë lidhje me këtë forcë politike dhe nuk e duan atë.

Kam besuar deri në sekondën e fundit që do t’i fitonim zgjedhjet e kaluara, por kur humb sërish dhe refuzon të pranosh humbjen dhe refuzon të bësh një analizë, si dhe kur i vendos  objektiv kandidatëve të tu, në vend të marr minimumi një mirënjohje, shpallem armik i partisë”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet/ “Do ja bëjmë si Ravikut”, Balla me bandën e Elbasanit plan për eleminimin e Berishës…

Taulant Balla është kapur në bisedat e gjatë telefonike me telefonat sekretë duke komunikuar me …

Leave a Reply